Hoxhaj për Haradinajn: Po kërkon borxh për herë të tretë, një e ka ndaj nesh, një LDK-së, asnjërin s’e ka “paguar”

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt në “Rubikon”, ku kërkonte mirëbesim për voten ndaj tij për president.

Kur jemi te vota veresije, Haradinaj e ka një obligim ndaj PDK-së, pasi që ne e kemi zgjedhur kryeministër, një tjetër e ka në vitin 2004 ndaj LDK-së që poashtu e zgjodhën kryeministër, tha Hoxhaj, transmeton Ballkani.info

Kujtojmë që çështja aktuale është ajo e presidentit, ku pikërisht Haradinaj ka shfaqur interesin më të madh për këtë post, madje i ka kërkuar votat qoftë PDK-së apo VV-së, me kusht që t’i kthej më pas në një rrethanë tjetër./Ballkani.info/