Hoxhaj pas vdekjes së kuzhinierit të famshëm shqiptar: Profesionist i shkëlqyeshëm, njeri i dashur dhe plot jetë

Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë një dedikim me rastin e vdekjes së kuzhinierit të famshëm shqiptar, Përparim Babalija.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka kujtuar Babalijan si profesionist të shkëlqyeshm dhe të përkushtuar, njeri të dashur dhe plot jetë.

Njëherit ai u shprehi ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolëgëve të Babalijas.

Përparim Babalija vdiq sot pas infektimit të tij me coronavirus, ndërkohë lajmin e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

Me preku thellë lajmi për vdekjen e hershme nga COVIDI të mjeshtrit të kuzhinës, mikut tim Përparim Babalija.

Profesionist i shkëlqyeshëm e i përkushtuar, njeri i dashur dhe plotë jetë. I tillë do të mbetesh në kujtimet tona.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Babalija, miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e Përparimit.

Prehu në paqe, Përparim!