Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Gazeta Express.
Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar “NORA MADHËSHTORE!“, derisa ka shpërndarë dy fotografi të momentit kur Nora Gjakova fiton medaljen e artë.
“Kosova fiton medaljen e dytë të artë olimpike. Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.







