Hoxhaj pas dënimit të Zoran Vukotiq: Krimet serbe nuk guxojnë të mbesin të pandëshkuara

Ish u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet të serbit  Zoran Vukotiq, që u akuzua dhe dënua për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, derisa ishte pjesë e forcave ushtarake serbe.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se dënimi i sotëm duhet të jetë motiv për të gjitjë që të vihet në vend drejtësia.

“Dënim i sotëm duhet të jetë motiv për të gjithë që të vihet në vend drejtësia, për të gjitha rastet e dhunimeve që kryen pjesëtarët e forcave ushtarake e policore serbe gjatë luftës në Kosovë. “, ka shkruar Hoxhaj.

Në fund, Hoxhaj tha se krimet serbe nuk guxojnë të mbesin të pandëshkuara.