Deputeti i PDK-së

Hoxhaj: Ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun po fshihen duke mos u deklaruar më medie për rastin e veriu të Kosovës

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj ka folur për situatën në parlament dhe situatën në veri të vendit.

Ai tha se kjo pari nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve nga ana e BE-së, duke shtuar se këto mjetet nuk vijnë në Kosovë, shkaku i masave.

Më tutje ai u shpreh se ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun po fshihen duke mos u deklaruar më medie për rastin e veriu të Kosovës.

“Borrell e Lakçak janë fshehur nuk dalin në medie të thonë se çka mendojnë. A mendon që i marr seriozisht komente e Stanos. Përderisa Kurti ka qenë në dialog me Serbinë, dhe mospranimin e marrëveshjeve nga Serbia, ka ndodhur një akti agresion që BE është duke u fshehur”, tha ai.

Pas mbledhjes së kryesisë u vendos që Kuvendi ti mbajë dy seanca ditën e enjte.