Hoxhaj: Na ka marrë malli që të vijmë në timon që t’i grahim qeverisë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se partinë e tij e ka marrë malli që të vijnë në timon për t’i grahur qeverisë.

Ai tha se PDK’ja më parë ka qenë pjesë e qeverive pa e udhëhequr atë, e sipas Hoxhajt, një gjë e tillë nuk ia vlen.

“Nuk ia vlen që PDK’ja të jetë pjesë e një qeverie ku paguajmë çmim të lartë politik pa udhëhequr qeverinë. Për bashkëpunim parlamentar, jemi të gatshëm me të gjithë”, është shprehur Hoxhaj në T7.

Tutje ai tha se në vitin 2020 ku PDK’ja ishte në opozitë, Hoxhaj ka pa mjerim politik.

 “Realisht na ka marrë malli me ardhë në timon që m’i grahë qeverisë. Po them në kuptimin e timonit. Ajo cka kemi pa – mjerimin politik në vitin 2020, e ka kaluar edhe imagjinatën time”, shtoi Hoxhaj.