Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një takim me përfaqësues të bizneseve në Prizren, raporton Ballkani.info
“Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset” ka shkruar ai në facebook.
Ai ka thënë se Prizreni është qendër e kulturës dhe historisë sonë. Por, ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër, do të jetë vendimi për ta bërë Prizrenin edhe zonë ekonomike. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve. Është plan për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, ku 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset.
Prizreni është qendër e kulturës dhe historisë sonë. Por, ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër, do të jetë vendimi për ta bërë Prizrenin edhe zonë ekonomike.
Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale për bizneset, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve, por edhe siguri për çdo investitor, duke e themeluar Gjykatën Komerciale.







