Hoxhaj: Le ta dijë edhe Vjosa Osmani edhe Albin Kurti se i lanë qytetarët pa viza

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se politikat e opozitës më 2016 kanë lënë qytetarët e Kosovës pa liberalizim të vizave.

Hoxhaj tha se këtë duhet ta dinë edhe Vjosa Osmani e Albin Kurti që sot po garojnë për postin e kryeministrit.

“Le ta dinë edhe Osmani edhe Kurti që i kanë lënë qytetarët pa viza. Më 2016 e kemi humb shancën kur Evropa kanë qenë të gatshme të na mbështesin dhe ne e kemi shpik demarkacionin dhe sot kemi mbetë pa liberalizim. Më 2019, 2020 më nuk është arritje. Ka ndodh falë politikës së papërgjegjshme të cilën e ka ndjekë opozita”, ka thënë Hoxhaj sonte në Pressing.

Për dialogun, Hoxhaj ka thënë se PDK do të përkushtohet që të kryhet kjo çështje.

“Tek dialogu, ne si PDK e kemi marrë si barrë duke paguar një cmim politik. Jemi të gatshëm sërish, por të jemi në shërbim të vendit”.

loading…