Hoxhaj: Kurti e ka merituar shkarkimin, po vazhdon të tregojë mungesë zotësie për të qeverisur

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se kjo Qeveri pas mocionit të mosbesimit nuk ka kompetencë të marrë vendime.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë shkakuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrin vendime.

Gjithashtu, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron recipricitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë.

Ky është shkrimi i plotë:

Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime. Kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë. Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe as me partnerët qeverisës. Kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua. Ndërkohë, kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron reciprocitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë. Megjithëse jo që ne i kemi besuar ndonjëherë.

Çdo ditë që po kalon dhe çdo veprim që e bën, Kurti tregon mungesë të zotësisë për të qeverisur. Ai e ka merituar shkarkimin për shkak të politikave të gabueshme dhe shkeljeve të përditshme që bën ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve.