Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Kurti amater, qe qysh provoi ta tejkalojë Kancelarin Scholz për në KiE

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, thotë se kryeministri Albin Kurti, u tregua amater duke bërë përpjekje që me vizitën e tij në Berlin, ta evitojë Kancelarinë gjermane – duke besuar se mund ta fitojë votën në Këshillin e Evropës – me ministren e jashtme gjermane.

Hoxhaj thotë se kjo ‘e ka tejkaluar imagjinatën e tij politike, që dikush të bëj përpjekje ta sigurojë një votë, kështu si kryeministri Kurti’.

Elaborimi i plotë i Hoxhajt në Pressing:

“Mendoj që gjermanët kanë pasë qëndrim të ndryshëm, apo më mirë me thanë kanë qenë të pavendosur në këtë temë dhe ajo se cka ka ndodhur gjatë tre katër muajve të fundit është kjo.

Franca pothuajse prej janarit e ka pasë kusht, por ka qenë kusht i një shteti, i cili ka menduar se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të duhej të ndërlidhej me miratimin e draft statutit në qeveri dhe e ka ditë edhe qeveria Kurti e ka ditë edhe një pjesë e jona që kemi komunikim të besueshëm ndërkombëtar, që është ky kusht.

Litejnshajni si kryesues, iu ka thanë shteteve të caktuara në këto katër pesë javët e fundit, ka thanë se nuk ka qenë traditë që një vend të anëtarësohet në Këshill të Evropës pa konsensus, gjë që kanë përdorë një gjuhë me dy kuptime që të shohin se si është raporti i shteteve të Këshillit të Evropës.

Ajo se cka ka ndodhë në vizitën e kryeministrit Kurti në Berlin, mendoj që tregon në mënyrë konkrete se sa të padijshëm janë në politikë të jashtme.

Zoti Kurti ka mendu që ministrja e jashtme e cila ulet në Këshillin e Ministrave në KiE, është ajo që merr vendim vetë, të pavarur, pa asnjë kusht dhe ka pasë përpjekje nga qeveria Kurti që të tejkalohet Kancelari dhe Zyra e Kancelarit.

Çdokush që merret me politikë të jashtme, e di se në Berlin dhe në Paris, ka një këshilltar që merret me cështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, që nganjëherë është ma me rëndësi se vetë ministri i jashtëm i këtij shteti dhe roli i tyre është që në situate komplekse ta koordinojnë politikën e jashtme me këtë pozitë, në ShBA është ky rol i Këshillitarit për Siguri Kombëtare.

Këtu ka pasë përpjekje që të bindet ministrja e jashtme gjermane, se ajo ulet në tavolinë dhe të merret vota pa asnjë kusht. Pra vota gjermane.

Mendoj se ky rast tregon se sa amaterë janë dhe se çfarë aventure politike bëjnë.

Prandaj, mendoj se edhe qëndrimi që doli me shkrim i telefonatës së Kurtit me Macronin dhe me Scholzin, është i përputhun 100%.

Nëse thuhet se dialogu do të kushtëzohet me të ardhmen evropiane të Kosovës, nëse thuhet se jemi të kënaqur që keni marrë vendimin për pronat e Deçanit dhe mandej thuhet se anëtarësimi në KiE, që nuk thuhet më në kontekstin por i ndërlidhun me procesin në anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Prandaj, nëse Gjermania ka qenë e pavendosur në këtë proces, tashmë është e vendosur”, tha ai.