Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimet e tij dhe të PDK-së për situatën e krijuar pas konstituimit të Kuvendit.
Hoxhaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë një hap legal kushtetues sot në Kuvend është tejkaluar por sipas tij pa marrëveshje mes atyre që po pretendojnë të ndërtojnë koalicion Kosova mund të futet në një krizë më komplekse politike që nuk e kemi imagjinuar.
Ai ka thënë se kolegët që kanë bllokuar formimin e institucioneve kur PDK fitonte zgjedhjet po e bëjnë të njëjtën gjë edhe tani kur kanë fituar në zgjedhje.







