Hoxhaj, Konjufcës: Pse nuk po i shkarkon Teuta Sahatçiun dhe ambasadorët tjerë të LDK-së

Enver Hoxhaj e ka pyetur ministrin Konjufca pse nuk i shkarkoi ambasadorët e afërt me LDK’në. Konjufca i ka treguar atij se Teuta Sahaçiu, konsulle në Nju Jork, kthehet në prill nga detyra e saj.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tash deputet i PDK’së, i tha ministrit të tanishëm, Glauk Konjufcës, se duhet ta ushtrojë autoritetin e tij të kryediplomatit te kryeministri Albin Kurti, për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

“Unë të kisha ftuar që të ushtroni autoritetin tuaj të Kryeministri. Ju keni një barrë të tillë dhe në shumicën e kohës do ta kaloni se cka do të bëjmë me taksën, ma merr mendja që ua merr shumicën e kohës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai është ndaluar te shkarkimet që i ka bërë Konjufca nga misionet diplomatike.

Pasi e ka këshilluar se si duhet t’i thërras ambasadorët në takime, para se t’i shkarkojë, Hoxhaj e ka pyetur Konjufcës pse nuk i largoi ambasadorët, që sipas tij, janë të afërt me LDK’në.

“Ambasadohet nuk duhet të kthehen në betejë politike. Ai para se të shkarkohet, duhet të thirret në takim” , ka thënë Hoxhaj.

“Ka ambasadorë që janë të afërt me LDK’në. Cfarë bën z. Sahatcihu në Nju Jork”, pyeti deputeti i PDK’së.

Ndërkaq Konjufca tha se Sahaticiu, që është konsulle në Nju Jork, e përfudnon mandatin në prill dhe kthehet nga misioni.

“Me 6 prill kthehet, sepse është emëruar me 6 prill të vititit 2016” , tha ai.