Hoxhaj i reagon për foton me dollar Daçiqit: Kjo është fushata korruptuese për tërheqjen e njohjeve

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ironizuar me një fotografi të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili mbante në duar një monedhë 100 dollarëshe amerikane e shkruar “Kosova është Serbi”.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vërtetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës.

“Çka ju sjell ndërmend kjo foto? Serbinë e korruptuar, diplomacinë e dollarit për të ndikuar qeveri të huaja me qëllim të minimit të shtetësisë së Kosovës dhe të dëmtimit të së ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Përderisa jetëgjatësia e kartmonedhës 100 dollarëshe është rreth 15 vite, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Daçiqi kishte postuar sot një foto me dollarin duke ngjallur jo pak provokime.

Lexoni edhe: Daçiq tregon edhe një herë se është po ai i viteve të 90-ta: Në 100 dollarësh e shkruan ‘Kosova është Serbi’