Policët e rinj

Hoxha policëve të rinj: Keni marrë vendim të drejtë, duke vënë veten në shërbim të vendit

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policisë ka u ka uruar mirëseardhje policëve të rinj.

Ai duke iu drejtuar atyre tha se kanë marrë vendimin e drejtë, duke e vënë veten në shërbim të vendit.

“Të dashur policë të rinj të Republikës së Kosovës, mirë se vini në familjen tonë të madhe, Policinë e Kosovës, organizatën më të madhe të sigurisë në vend”.

“Ju duhet të jeni krenarë që keni zgjedhur të bëheni pjesë e policisë sonë dhe unë besoj se ju nuk keni gabuar asgjë, por keni marrë një vendim të drejtë, duke vënë veten tuaj në shërbim të vendit, qytetarëve dhe komunitetit të cilit do t’i shërbeni”, është shprehur Hoxha.

VIDEO BONUS: