Hoxha përparimtar i dëbuar nga BIK-u deklarohet i papunë, Enes Goga në karrige të Game of Thrones (Foto)

Ish hoxha me bindje evolucionare, Drilon Gashi, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës [BIK] muaj më parë pikërisht për shkak të bindjeve të tij liberale dhe përparimtare.

Ai së fundi i ka përditësuar të dhënat e tij në Facebook-un e tij, duke e vendosur statusin “I papunë”, shkruan Periskopi.

Gashi kishte deklaruar se besonte që në Teorinë e Evolucionit duke kundërshtuar kësisoj bindjen e përhapur në komunitetin fetar për prejardhjen e njeriut. Ai po ashtu ka sfiduar disa bindje tjera arkaike që promovoheshin nga hoxhallarë tjerë në vend.

Ndërkohë, hoxha tjetër i njohur, Enes Goga, mbrëmë deklaroi se tërmetet ishin rrjedhojë e pirjes së alkoolit dhe pranisë së veglave muzikore.

Në një postim, ai dukej i ulur në një karrige që gjasonte me atë të serialit të famshëm Game of Thrones

loading…