Hoxha: Duhet të ballafaqohemi me të kaluarën tonë me Serbinë, për ta nisur një dialog të sinqertë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Eliza Hoxha, në emisionin Frontal në T7, tha se Kosova duhet të ballafaqohet me të kaluarën që lidhet me Serbinë, në mënyrë që të fillohet një dialog i sinqertë në mes të dy shteteve.

Ajo tha se komunat serbe në Kosovë i kanë të garantuara të gjitha të drejtat të cilat caktohen me Ligj.

“Ne kotë mundohemi politikisht kur nuk e kemi sinqeritet për veten dhe historinë e Kosovës. Për mua kjo është dëshpëruese.  Unë do t’i përdori të gjitha mundësitë për të treguar diçka për të vërtetën për Kosovën. Ne nuk jemi përjashtues ndaj serbëve, ne jemi përjashtues ndaj politikave përjashtuese që vinë nga Serbia, e që kontaminojnë historinë tonë”, tha ajo.