Hoxha Drilon Gashi: Personave që kanë shkuar në Siri u është shpërlarë truri, t’iu tregohet çfarë është xhihadi

Teologu Drilon Gashi ka thënë se personave të kthyer nga vatrat e luftës nga Siria dhe Iraku duhet t’iu mundësohet që të riinkuadrohen në shoqëri.

“Këto gra janë qytetare të Kosovës, të barabarta me të tjerët. Nëse i shtypim dhe i fusim nëpër burgje, nuk do të deradikalizohen”, ka thënë Gashi në InfoMagazine të Klan Kosovës.

“Atyre duhet t’u thuhet se Kur’ani – që e keni keqkuptuar – është kundër doktrinës suaj. Kur’ani nga fillimi deri në fund thotë se ‘Kush vret një njeri, krimi i tij është sikur ta ketë vrarë krejt njerëzimin‘”.

“Atyre tash duhet t’iu mbahen ligjërata prej institucioneve fetare dhe rol këtu mund të luajnë edhe mediat. Duhet t’iu tregohet se çfarë është xhihadi i vërtetë, e jo ai të cilin e kanë mësuar nëpër bodrume”.

Gashi ka deklaruar se lufta në Siri dhe Irak ka qenë sektare dhe vëllavrasëse, ndërsa kosovarët nuk kanë pasur kurrfarë nevoje që të përfshihen.

“Shpëlarja e trurit ka qenë arsyeja kryesore pse të rinjtë kanë marrë këtë rrugë. Bashkësia Islame nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë. Jemi zgjuar vonë nga gjumi”.

“Ne momentin që dikush dirigjon me trurin tënd, atëherë ti je vegël. Këta të rinj janë përdorur. Kanë shkruar, siç thotë populli, ‘Sikur qeni n’rrush’. Kanë shkuar atje dhe janë bllokuar.