Ambasadori amerikan

Hovenier viziton Parkun Arkeologjik të Ulpianës, lavdëron punën që po bëhet për të dokumentuar trashëgiminë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë të shtune ka zgjedhur të shkojë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Ai lavdëroi punën e një ekipi që po punon për të dokumentuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës sot, ku një ekip mahnitës po rrit njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka publikuar edhe disa pamje nga atje ku shihet i përfshirë në punët që po kryhen aty.