Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një postim në Twitter, Hovenier ka falënderuar Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve.

Ai po ashtu ka njoftuar se së bashku me Sveçlën kanë diskutuar për mbështetjen e SHBA-së në fusha të ndryshme në Kosovë.

“Falënderoj Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve. Me ministrin Sveçla diskutuam për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.