Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pritur të hënën në zyrën e tij ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Hovenier në njoftimin e sotëm për takimin, ka thënë se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme, veçanërisht përmes programeve të USAID dhe MCC-së.
Ai tutje ka thënë se SHBA mezi pret të shoh teksa Kosova bën përparim në Udhërrëfyesin për Energjinë dhe ka potencuar se Kosova ka një të ardhme energjetike të ndritshme.
“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier.
Good meeting with Minister @Artane_R yesterday. The United States continues to support Kosovo's transition to a more sustainable energy future, in particular via our @USAID and @MCCgov programs. Also look forward to continued progress on the Energy Roadmap. Kosovo's energy future… pic.twitter.com/6u8c01taaj
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2023
VIDEO BONUS: Ahmeti: Kosova plotëson standardet për anëtarësim në KiE, në shumë çështje







