Hoti – VV-së dhe PDK-së: S’e keni hallin e policëve, por si të më shani mua

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur ca zënka verbale me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.

Derisa Musliu dhe Mulhaxha kanë kërkuar kushte më të mira për policinë, Hoti ka thënë se halli i tyre është diku tjetër.

“Hallin e keni të më shani mua, jo për policinë. E mirëkuptoj insistimin por mënyra si po e shtroni këtë çështjen nuk është e drejtë”, ka thënë Hoti.

“Situatën e kam gjetur me 390 euro pagë bazë të policëve që dalin në rrugë. Kam tre muaj si kryeministër. Pyesni policët kur kam qenë ministër i Financave se si kanë kaluar. Çdo gjë e ktheni në qasje politike për ballafaqim me mua. I keni mshel njerëzit 3 muaj gjatë pandemisë në karantinë të plotë. E mirëkuptoj dhe krenoheni se numrat nuk janë rritur duke qëndruar njerëzit me policë të dera dhe kritikoni Qeverinë që e ka gjetur vendin të hapur”.