Hoti takon gastronomët dhe rrjetin e shitësve me pakicë: Në Pakon e re Ekonomike zbritet TVSH-ja nga 18 në 8%

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se i ka njoftuar ata se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-2020 milionë euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021.

Ndër të tjera, në pako përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8%.

Ky është njoftimi i plotë i Hotit:

Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve.

Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.