Hoti starton me U21 të Kosovës kundër Anglisë U21

Kosova U21 ka udhëtuar në stadiumin Milton Keynes të Anglisë sonte ku do të përballet me Kombëtaren U21 të këtij vendi

Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës Michael Nees do të luanë sonte kundër Anglisë U21, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për Euro U21.

Kosova për momentin është në vendin e dytë më tri pikë nga një ndeshje të zhvilluar derisa në vendin e parë është Republika e Çekisë me gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

Kosova ka udhëtuar për në Angli ku thuhet se Kombëtarja U21 e tyre ka disa probleme dhe Kosova mund ta shfrytëzojë këtë për të marrë një rezultat të mirë atje.

Nga minuta e parë sot për Kosovën ka startuar talenti i Interit, Andi Hoti.

Në portë për Kosovën ka startuar: Besson derisa në mbrojtje janë trashja: Andi Hoti, Zumberi dhe Kurtulus.

Në mesfushë janë: Hoxha, Florent Hoti, Lushaku, Pajaziti dhe Krasniqi. Ndërkohë që në sulm janë dyshja Veliu dhe Marleku.

Ndërkaq, trajneri i Anglisë ka startuar me formacion 4-3-3 dhe në sulm janë treshja Palmer, Brewster dhe Madueke. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Anglia U21

Kosova U21

Ndeshja fillon në ora 20:00