Hoti: Skandaloze nxerrja e udhëzimit administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit të homologimit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është skandaloze përfshirja e kompanisë që mban monopolin tash e 10 vite në përgatitjen e Udhëzimit Administrativ nga ana e Ministrit të Infrastrukturës.

Ka thënë se kjo më së miri faktohet nga letra e Apostollovës drejtuar Ministrit të Infrastrukturës.

“Homologimi i automjeteve është mbajtur si monopol për 10 vite. Së shpejti skadon kontrata, por Ministri i Infrastrukturës e ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit. Skandaloze është përfshirja e kompanisë që mban monopolin tash e 10 vite në përgatitjen e Udhëzimit Administrativ nga ana e Ministrit të Infrastrukturës. Kjo faktohet nga letra e Apostollovës drejtuar Ministrit të Infrastrukturës”, ka shkruar ai.