Hoti që në mëngjes godet Albin Kurtin: Për 50 ditë e shkeli dy herë Kushtetutën, na është dashur të pajtohemi me ndërkombëtarët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e ka marrë Qeverinë në një gjendje shumë të keqe, duke thënë se ata që e udhëhoqën vendin në pjesën e parë të këtij viti, pra Lëvizja Vetëvendosje e shkeli Kushtetutën dy herë për 50 ditë, po ashtu thotë se iu desh të rregullojë edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Kështu deklaroi kryeministri Hoti në një konferencë për media që po mbahet aktualisht, ku po flitet për punën e Qeverisë përgjatë këtyre katër muajve gjithsej.

“E kemi marrë Qeverinë në gjendje shumë të keqe, kjo për shkak të menaxhimit të keq nga politika, po ashtu edhe për shkak të izolimit që u shkaktua nga Qeveria në pjesën e parë të këtij viti, duke evitentu dy shkelje të Kushtetutës vetëm për 50 ditë, na është dashur të kthejmë partneritetin me ndërkombëtarët, me marrëveshje që janë nënshkruar.”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Qeveria që e drejton e ka menaxhuar mirë pandeminë, teksa e lavdëroi planin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“E kemi menaxhuar mirë pandeminë, Kosova merret shembull për menaxhimin e pandemisë…plani i Rimëkëmbjes Ekonomike është ndër më të mirat në rajon sa i përket menaxhimit të pandemisë.”, ka thënë Hoti tutje.