Hoti pret në zyrë Bekim Jasharin, dakordohen për hapat e ardhshëm në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti është takuar sot me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Hoti dhe Jashari kanë biseduar për koordinimin e veprimeve, lidhur me pandeminë.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, me të cilin bisedoi për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, për pakon e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për projektet e ndryshme zhvillimore që ndërlidhen me këtë komunë”, thuhet në njoftim, ku shkruhet se po ashtu kryeministri Hoti dhe kryetari Jashari u pajtuan për hapat e ardhshëm institucionalë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.