Kryeministri Avdullah Hoti i është rikthyer sërish ‘ndarjes’ së tij nga Albin Kurti.
Ai tha se ai nuk e kishte dëgjuar derisa punon bashkë si kryeministër dhe zëvendëskryeministër
Por, sipas tij, kjo e penalizoi.
“Albini me pasë ngu Dullën, sot ishte kryeministër”, tha Hoti në “Oxygen”.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë besojnë në popullin, sesa në politikanët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se Kosova nuk ka alternativë tjetër, përveç integrimit në Bashkimin Evropian, dhe në miqësi me SHBA’në, për dallim nga Serbia.
Sipas tij, me Serbinë synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që e përmbyll konfliktin përgjithmonë.
Hoti i quajti kauza të paqena reagimet për Ujmanin, ndërsa tha se marrëveshja në SHBA u bë që këtij liqeni t`i bëhet fizibiliteti, për t`u ditur se si do të menaxhohen dhe përdoren ujërat që kalojnë nëpër Kosovë dhe Serbi.
Hoti tha se Ujmani është i Kosovës.







