Hoti-Kurtit: Nëse do t’i zgjatej hunda sa herë që gënjen, do t’i zgjatej nga foltorja deri tek ulëset e opozitës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për mashtrim pas debatit lidhur me marrëveshjen e Ohrit në Kuvendin e Kosovës.

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nëse njerëzve do t’u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit, duke aluduar në Kurtin, do t’i zgjatej nga foltorja e Kuvendit tek ulëset e opozitës.

“Nëse njerëzve do u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës”, ka thënë ai në ‘Facebook’. 

Postimi i plotë: