Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Hoti ka thënë se për këtë 100 ditë, Qeveria e tij është fokusuar në mbrojtjen e lirisë së qytetarëve dhe kthimin e normalitetit në jetën e tyre.

Ajo po ashtu ka thënë se Qeveria e tij ka rinovuar miqësitë me partnerët ndërkombëtarë.

Hoti ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë duke thënë se qeveria që ai drejton ka menaxhuar me sukses pandeminë pavarësisht kritikave të vazhdueshme. Sipas Hotit, Kosova sot është bërë shembull në rajon e më gjërë se si mund të menaxhohet me sukses një pandemi.

“Për këtë pandemi jemi sharë shumë por sot jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia. Ata persona që i kanë shtrembëru të dhënat e numrit të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq sot duhet të turpërohen”, u shpreh ai.