Kryeministri Avdullah Hoti thotw se Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të Agjencive të Pavarura.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar”, ka thwnw ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë të plotë. /Ballkani.info/