Kryeministri Avdullah Hoti, pas takimit të mbajtur me disa liderë të partive politike ka deklaruar se Kosova është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshje me Serbinë.

Hoti ka deklaruar se është inkurajuar me mbështetjen

“Jam i inkurajuar me këtë mbështetje, tashmë gjithë ekipin që do ta funksionalizojmë së shpejti, ne jemi gati që të ulemi në tavolinën e dialogut për një qëllim të vetëm, për marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohje reciproke dhe normalizimi të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, tha Hoti.

“Agjenda e Uashingtonit besoj se do bëhet e qartë së shpejti para shkuarjes atje, pritjet janë shumë pozitive, ne shkojmë për të filluar procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, kjo është e rëndësishme”, tha Hoti.

“Në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit dhe nga pjesa e delegacionit që unë e cilësoj të rëndësishme për të quar procesin përpara”, tha Hoti.

“Ne emër të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut flas unë sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, tha Hoti.