Tragjedi

Horror, vritet gjatë ndeshjes futbollisti 28 vjeçar


Një tragjedi e paprecedentë ka ndodhur në një ndeshje miqësore amatore në qytetin meksikan Cuautla.

Futbollisti Sergio Alberto Hauregi (28) u qëllua për vdekje në mes të ndeshjes.

Hauregi shkoi në stol për të pirë pak ujë, më pas një sulmues i panjohur iu afrua dhe qëlloi gjashtë plumba në drejtim të tij, transmeton Ballkani.info.

Futbollisti fatkeq është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Pas kryerjes së krimit, vrasësi u largua me një motoçikletë që e priste para stadiumit. Policia është ende në kërkim të autorit të panjohur.

Pak minuta më vonë ka mbërritur një ambulancë, por futbollisti nuk ka mundur të shpëtojë.

Klubi për të cilin luajti Hauregi, Atletico San Luis, njoftoi:

“Na vjen keq për vdekjen e ish-lojtarit dhe kapitenit tonë Sergi Hauregi, i cili mbrojti ngjyrat e ekipit tonë. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij”, deklaroi klubi. /Ballkani.info