Vazhdimi i tragjedisë

Horror në Durrës: Trupi i viktimës u gjet në kasollen e lopës, detaji që tregon se vajza nuk ka vepruar e vetme

Detaje horror kanë dalë në dritë nga vrasja në Durrës këtë të premte.

Sipas informacioneve, viktima ishte tip shumë autoritar në familje dhe askush prej tyre nuk guxonte t’i kthente fjalën.

Dyshohet se brenda familjes kishte dhunë nga kryefamiljari.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kasollja e lopës së familjes Meta, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë dhe e groposur me kujdes. Veprime që dëshmojnë se nuk mund t’i bënte e vetme dhe në gjaknxehtësi e sipër vajza që ka marrë përsipër krimin.