Horoskopi javor nga Paolo Fox, këto janë shenjat më fatlume gjatë datave 18-24 korrik

DASHI: Keni humbur shumë mundësi në të kaluarën, për të cilat jeni penduar. Mund t’ju ofrohen mundësi të reja këtë javë, ndaj mos i humbisni edhe ato. Është shumë e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm në këtë periudhë. Mos e ulni vigjilencën dhe mos e nënvlerësoni rrezikun, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Fundjavën kalojeni në shoqërinë e njerëzve interesantë dhe merrini gjërat me qetësi.

DEMI: Të dashuruar pas jetës mondane, këtë javë do ta kaloni kohën me argëtime. Jeta do t’ju duket e bukur dhe nuk do t’i harroni këto ditë. Jini të hapur ndaj risive, veçanërisht nëse gjërat në punë nuk po ju shkojnë sipas parashikimeve. Kush nuk rrezikon, dështon. Nëse është e nevojshme, rikthejuni studimeve, merrni informacione dhe ndiqni kurse të thelluara. Kushtojini më shumë kohë marrëdhënieve që ju interesojnë. Një dashuri e vjetër mund të kthehet sërish.

BINJAKËT: Kushdo që është i martuar apo bashkëjeton prej shumë vitesh ka rënë në një gjendje apatie. Ndoshta partneri juaj po ju neglizhon ose po ju nënvlerëson dhe ju po e përjetoni keq. Investime premtuese priten të bëhen deri në fund të shtatorit, ndërkohë përpiquni të rishikoni pak situatën financiare dhe të kurseni. Kushdo që ka fëmijë ose nipër do të duhet t’i ndihmojë ata të zgjidhin një çështje.

GAFORRJA: Tani për tani po përpiqeni të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe çfarë po jua shteron energjitë. Jeni të prirur të përjetoni ankth dhe stres, prandaj zgjidhja në këtë rast janë meditimet dhe shëtitjet e gjata në natyrë. Profesionistët e lirë duhet ta stakojnë spinën dhe të marrin një periudhë pushimi. Ata që kanë një familje në ngarkim ose janë në pension do të përjetojnë një gjendje pështjellimi. Por gjatë javës do të merrni atë nxitjen e duhur për t’i çuar punët përpara. Në dashuri situata parashikohet e mirë.

LUANI: E keni mendjen diku tjetër në këtë periudhë dhe po neglizhoni biznesin dhe punën. Pas këtyre tre viteve të fundit, që kanë qenë të vështira, ju thjesht dëshironi të shijoni ditët e verës, të stakoni mendjen dhe të lodheni sa më pak. Do të keni shumë raste për të festuar. Çiftet do të përjetojnë një lloj muaji të dytë mjalti dhe beqarët gjithashtu do të kenë sukses. Do të kaloni më shumë kohë jashtë shtëpisë sesa brenda, shijojeni jetën!

VIRGJËRESHA: Sezoni vjeshtë-dimër do të jetë i vështirë për ju. Ndaj, nëse keni ndër mend të mbyllni një biznes, të martoheni, të investoni apo të bëni një udhëtim, përfitoni nga stina e verës. Do të keni ndryshime të mëdha në jetën tuaj, prandaj përpiquni t’u paraprini duke marrë masat e nevojshme. Mos humbni kohë, por vini punët përpara. Në sferën e ndjenjave do të përjetoni një gjendje pështjellimi. Ndoshta jeni lodhur nga partneri juaj ose ndiheni të lënë pas dore.

PESHORJA: Jeni në kërkim të mundësive të reja, të cilat duket se nuk po vijnë. Ju pret një javë e ngarkuar, gjatë së cilës do t’ju duhet të rritni ritmin, sepse jeni shumë prapa. Ndoshta po shpërnguleni ose keni marrë përsipër një punë apo një projekt të ri. Yjet ju tërheqin vëmendjen të menaxhoni me kujdes të ardhurat. Nuk është koha më e mirë për të bërë blerje të panevojshme. Meditoni dhe lexoni më shumë.

AKREPI: Kjo periudhë ju ka gjetur shumë të ngarkuar. Do të jeni shumë të angazhuar me shtëpinë, punën dhe familjen. Shtatori mund të shënojë mbylljen e një procesi që ka filluar pranverën e kaluar. Beqarët do të përjetojnë histori pasiononte me dikë që e kanë njohur së fundmi. Dikush ka bërë plane për martesë ose bashkëjetesë, por ka edhe nga ata që nuk janë të sigurt për ndjenjat e tyre. Ruhuni nga rrezet e forta të diellit dhe nga helmimet nga ushqimi.

SHIGJETARI: Që të përparoni në lidhje me gjërat që i konsideroni të rëndësishme, duhet ta përqendroni vëmendjen tek e ardhmja. Rrethohuni nga njerëz optimistë dhe qëndrojuni larg atyre që dinë vetëm të mallkojnë. Duhet të diskutoni me partnerin ose një familjarin tuaj për një çështje që ju shqetëson. Pushimet po afrojnë, por ruhuni nga rrezet e forta të diellit dhe shmangni orët e trafikut të rënduar.

BRICJAPI: Shëndeti nuk po ju ecën, por duket se vera ju bën të ndiheni më mirë. Kujdesi për trupin dhe mendjen është shumë i rëndësishëm. Yjet parashikojnë një rikuperim të ndjeshëm ekonomik. Ju mund të zgjidhni një mosmarrëveshje ligjore, të bëni një marrëveshje biznesi ose të blini një pronë të patundshme. Keni gjithmonë shumë gjëra për të menaxhuar në të njëjtën kohë. Pse nuk i delegoni disa nga detyrat tuaja?

UJORI: Është një person që ju intereson, por që nuk dini si ta bëni për vete. Ndoshta keni frikë t’ia shprehni ndjenjat dhe të humbni miqësinë e tij. Yjet ju shtyjnë që ta hidhni hapin dhe të mos e mundoni veten në këtë mënyrë. Mendoni për të ardhmen. Nëse është e mundur, planifikoni një pushim jashtë vendit ose në një zonë bregdetare. Fundjavën kalojeni jashtë shtëpisë në ambiente festive dhe në shoqëri të mirë.

PESHQIT: Jini të hapur ndaj mundësive dhe ato nuk do të vonojnë të vijnë. Tregohuni vigjilentë dhe mos lejoni t’ju shpëtojë asgjë. Kur të vjen rasti, duhet kapur fluturimthi. Shqetësimet tuaja nuk do të zhduken, nëse ju do të tregoheni nervozë. Reflektoni për atë që ju frikëson dhe mos qëndroni zgjuar deri vonë, sepse është e rëndësishme të bëni një minimum prej 7 orësh gjumë. Është e këshillueshme që të konsumoni sa më shumë ujë dhe sallatë.