Mbrojtësi i Arsenalit

Holding pritet të mbetet jashtë fushave për 6-9 muaj

Rob Holding i ka tërhequr ligamentet e gjurit të majtë në ndeshjen e mesjavës kundër Manchester Unitedit ndërsa ky lëndim mbrojtësin e Arsenalit do ta mbajë jashtë fushave për 6 deri në 9 muaj.

Holding zhvilloi vetëm 36 minuta ndaj “Djajve të Kuq”, ndërsa trajneri Unay Emery ishte i vetëdijshëm menjëherë për natyrën e lëndimit të 23 vjecarit.

Klubi anglez përmes një komunikate për media ka konfirmuar lëndimin e pësuar të mbrojtësit anglez.

“Më shumë pas lëndimit të tij në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje kundër Manchester United, ne mund të konfirmojmë se Rob Holding ka këputur ligamentet e gjurit të tij të majtë’, thuhet në deklaratën e Arsenalin.

“Rob do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vazhdim. Procesi i shërimit pritet të zgjat nga 6-9 muaj”.