Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Anglisë do të ndeshen mes vete në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Portokallinjtë dhe Tre Luanët do të luajnë në ndeshjen e zjarrtë për një vend në finalen e madhe të Euro 2024, ku i pret Spanja.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale është paraparë të zhvillohet në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Si ekipi i Ronald Koeman, ashtu edhe ai i Gareth Southgate janë të kompletuar, pa asnjë lëndim dhe asnjë suspendim.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për gjithçka rreth kësaj ndeshje.