Liga e Kombeve
Holanda mposht Gjermaninë pas 16 vitesh
Holanda ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, fitorja e parë e “Tulipanëve” ndaj këtij rivali pas 16 vitesh.
3 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm
Ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ai që shënoi golin e parë në minutën e 30.
E në pjesën e dytë Holanda shënoi edhe dy herë, përmes Depayt dhe Wijnaldumit.
Në Grupin 1 tani Holanda është në vendin e dytë me tre pikë. Gjermania në vendin e tretë ka një pikë.