Hoffenheim trondit Dortmund-in me 3 gola në 12 minuta (VIDEO)

Borussia Dortmund ka shpërdoruar një avantazh prej tre golash në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Hoffenheim.

Verdhezinjtë kanë kryesuar 3-0 deri në minutën e 75-të falë golave të Sancho (32′), i cili është bërë lojtari më i ri në historinë e Bundesliga-s që shënon tetë gola (18 vjeç, 321 ditë), Gotze (43′) dhe Guerrieiro (67′), por më pas ka ndodhur e pabesueshmja.

Belfodil (75′, 87′) dhe Kaderbaek (83′) i kanë dhuruar Hoffenheim-it një barazim të çmendur, nga i cili do të ketë mundësi të përfitojë Bayern-i, që ndodhte tetë pikë larg Borussia-s në renditje dhe që do të luajë në 18:30 në shtëpi.