Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness nuk e sheh skuadrën e tij favorite në përballjen derbi ndaj Borussia Dortmundit të shtunën.

“Milionerët” janë të pamposhtur këtë sezon në Bundesliga ndërsa janë lider dhe kanë 4 pikë më shumë se Bayerni.

Hoeness mendon se Dortmundi do të futet në “Der Klassiker” si favorit.

“Nuk mund të shkoni në Dortmund dhe të thoni se i dëshironi 3 pikët. Nuk ka dyshim se ata kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm deri tani. Ne nuk shkojmë në këtë përballje si favorit pas një kohe të gjatë. Duhet të sigurohemi të luajmë një ndeshje të madhe atje dhe pastaj të shohim”, theksoi Hoeness.

Bayerni mbrëmë mposhti AEK-un 2-0 me dy gola të Lewandowskit, ndërsa Hoeness kërkoi durim me trajnerin Niko Kovac dhe kritikoi mediat.

“Mos u bëni gjithmonë negativ. Sezoni vetëm sa ka filluar, e kemi një skuadër që është në formim e sipër, një trajner të ri që duhet të përshtatet këtu, duhet pak durim. Para 4 javëve të gjithë thonin se Bundesliga është e mërzitshme, tani është interesante por sërish nuk iu përshtatet juve. Duhet të pajtoheni me vetën se çfarë dëshironi, po iu bëjmë disa favore tani”, përfundoi presidenti i Bayernit.