Historia do të shkruhet në Superkupën e Evropës më 14 gusht në Stamboll, pasi UEFA ka caktuar gjyqtaren Stephanie Frappart për të drejtuar finalen mes Liverpoolit dhe Chelseat.

Më 14 gusht në Stamboll, Liverpooli dhe Chelsea do të zhvillojnë finalen e Superkupës së Evropës.

Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje kaq të rëndësishme të UEFA-s.

Në korrik, gjyqtarja franceze ka pasur nderin për të drejtuar finalen e Kupës së Botës për femra mes ShBA-ve dhe Holandës.