Historike / Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët e futbollit nga Kosova do të ndajnë drejtësi në ndeshjen ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Valurit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtarët kryesor do të jetë Genc Nuza, anësorë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt është caktuar Dardan Çaka.

Nuza e ka quajtur si ndeshjen më të rëndësishme për të dhe kolegët e tij deri me tani.

“Jam shumë i lumtur që do të debutoj në garën më prestigjioze në botë Champions League, dhe njëherësh do të bëhem gjyqtari i parë që do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në një garë dhe ndeshje kaq të rëndësishme. Shpresoj që nga stadiumi Maksimir unë dhe kolegët e mi të arrijmë objektivin të cilin e kemi përpara nesh”, ka shkruar Nuza në “Facebook”.

Ndeshja ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Valurit luhet të mërkurën prej orës 20:00.

Image