Historike: Feronikeli fiton përballjen e parë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në “Fadil Vokrri” skuadra nga Drenasi u tregua më e mirë se Lincoln Reds Imps, të cilën e mposhti me rezultat prej 1 me 0.

Ishte Mendurim Hoti ai që shënoi një gol të bukur kur po luhej minuta e tretë e takimit.

Hoti plasoi një goditje të fuqishme për ta mposhtur portierin kundërshtar, Soler Ortuno.

Në ndeshjen e radhës Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, e cila sot e mposhti Tre Penne.