Mëngjesin e sotëm në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri Binak Gjergjaj.
Ai po kërkohej për ekstradim në Amerikë, ku dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij disa vite më parë.
Afërdita për herë të fundit ishte parë në Auburn Hills, Michigan, më 26 shkurt 2001. Ajo i tha motrës së saj se po shkonte të takonte ish-burrin e saj, Binak Gjergjaj dhe fëmijët e tyre në parkingun e një kinmaje, rreth orës 19:00 të pasdites.
Afterdita u raportua e zhdukur pasi nuk arriti në punë në një dyqan veshjesh në Troy, Michigan, ku ishte menaxhere. Vetura e saj e tipit Ford Escort, ngjyrë blu u gjet në parkingun e kinemasë menjëherë pas zhdukjes së saj. Telefoni i saj celular dhe çanta ishin brenda automjetit, po ashtu.

Binak Gjergjaj dhe Afërdita ishin martuar në 1987 gjersa lidhjes së tyre martesore i dhanë fund më 1996. Dy vite më vonë,më 1998 Binak Gjergjaj paraqiti kërkesë për divorc. Afërdita dhe Binaku ndanë kujdestarinë ligjore të fëmijëve, por kujdestaria fizike iu dha Binakut.
Afërdita kishte kërkuar më shumë qasje te fëmijët në vitin 2001, dhe siç raportohet Binku e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do të përpiqej t’i largonte fëmijët prej tij. Ai u largua nga vendi menjëherë pasi Afërdita u zhduk, duke lënë fëmijët e tij dhe që atëherë nuk ka kontaktuar më me ta.
Autoritetet amerikane deklaruan se besojnë që Afërdita ishte vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Binak Gjergjaj i cili është i dyshuari kryesor në vdekjen e saj të supozuar. Afërdita është shpallur e vdekur legalisht, por askush nuk është akuzuar për zhdukjen e saj për shkak të mungesës së provave. Çështja e saj mbetet ende e pazgjidhur.
Në disa faqe për personat e zhdukur në Michigan të SHBA-ve, fotoja dhe informatat personale të Afërditës akoma vazhdojnë të shpërndahen, duke bërë thirrje që kushdo që ka informacion të lajmërojë autoritetet.








