Historia e rastit “Pronto”: Nga koha kur Grabovci plotësonte kërkesat e Thaçit dhe Veselit, deri te aktgjykimi

Më 2016 u publikuan përgjimet në rastin ‘’Pronto’’, protagonistë kryesorë Grabovci, Thaçi e Veseli.

Ishte gushti i viti 2016 kur disa përgjime të kryera nga EULEX-i, dolën në publik.

Në to dëgjohej zëri i zyrtarëve më të lartë të shteti, përfshi ish kryeministrin Hashim Thaçi e kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Bëhet fjalë për aferën e njohur në publik si “Pronto”, në të cilën protagonist  kryesor ishte  ishin shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Mes tjerash, në bisedat e publikuara që kishin ndodhur gjatë vitit 2011, është Adem Grabovci ai që organizon gjithë komunikimin.

Kryesisht në këto biseda flitet për emra e punësime në pozita udhëheqëse të njerëzve që kanë afërsi me PDK-në.