Hisen Berisha: PDK sa të jetë në opozitë, asnjëherë nuk do të gjuajë me vezë apo gurë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Hisen Berisha ka thënë se e pranon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Berisha në Dukagjini ka thënë se do të jenë opozitë konstruktive.

“E njoh rezultatin e PDK-së, do të vazhdojmë të luajmë rolin e opozitës. Do të jemi konstruktiv. Politika nuk bëhet vetëm duke qenë në pozitë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmarrin nëse Albin Kurti do të bëjë një marrëveshje me Serbinë, Berisha tha se për çdo vendimmarrje Kosova e ka Kushtetutën.

“Partia Demokratike e Kosovës i ka qëndrimet e veta, i ka prezantuar kryetari Veseli. Kosova ka një Kushtetutë dhe adresa e çfarë do vendimmarrje është Kushtetuta”.

Ai ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do të shihen asnjëherë duke gjuajtur gurë dhe vezë, sipas tij veprimet e tilla tregojnë mungesë të kulturës.

loading…