Hiqet fotografia e Adem Jasharit nga tribunat e “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Angli

Një fotografi e komandantit legjendar Adem Jashari është hequr nga tribuna e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, e cila ishte vendosur para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli.

Shqipëria është mposhtu 2:0 ndeshjen kundër Anglisë.

Fotografia e heroit të luftës së fundit në Kosovë ishte vendosur nga tifozët kuqezi para takimit.

Ajo ishte vendosur pranë disa figurave të tjera, të cilat nuk janë prekur për dallim nga fotografia e Adem Jasharit.

Nuk dihen arsyet e largimit të fotografisë së tij.