Ngritja e taksës prej 10% në 100% ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm nga liderët vendor, por edhe nga ata ndërkombëtarë.
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropianë Federica Mogherini, kërkoj që kjo taksë të largohet menjëherë me arsyetimin se është shkelje 100% të marrëveshjes së CEFTA-s.
Kësaj deklarate të Federica Mogherinit, i është kundërvijë analisti politik Behlul Beqaj, ku për Ballkani.info ka thënë se BE-ja ka anashkaluar dhe injoruar lëshimet e Serbisë vazhdimisht, duke filluar që nga ajo e CEFTA-s.
Ai po ashtu ka përmendur edhe mosrespektimin e marrëveshjes 12 pikëshe, mbi normalizmin e marrëdhënieve, ku të dy vendet nuk duhët të pëngojnë njëra-tjetrën në rrugën e BE-së, ku sipas tij Serbia është duke bërë vazhdmisht këtë gjë, dhe nuk po vërehet asnjë reagim nga BE-ja.
“Hipokrizia e Federica Mogherinit dhe BE-së, ndaj dialogut më nuk mund të fshihet. Dialogu ishte farsë. Znj.Mogherini nga fillimi e ka menaxhuar keq dialogun dhe tashti ka dal në sipërfaqe hipokrizia e saj por edhe të BE ndaj dilaogut. BE i ka anashkaluar dhe injoruar lëshimet e vazhdueshme të Serbisë duke nisur nga CEFTA, çështja e Energjisë, ndalesat për ekipet e sportit, artistet, intelektualët, ura. Por, imponon fakti se ish ambasadori Holandës, Bosch po ia shpëton fytyrën e BE-së, meqë reagoj si duhet dhe si është gjendja reale, duke thënë se ku ishte BE-ja, kur nuk është respektuar Marrëveshja 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia po e bënë gjatë gjithë kohës me Kosovën”, ka thënë Beqaj për Ballkani.info. /Ballkani.info/







