Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë italiane janë heronj të vërtetë.
Pavarësisht vështirësive dhe rrezikut permanent ata janë në vijën e pare në luftën kundër Coronavirusit.
Madje, për ti dhënë kurajo vetes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve, ata kanë publikuar së fundmi edhe hymin e tyre për COVID-19.
“Gjithçka do të kalojë e do të buzëqeshësh”, thuhet ndër të tjera në këngën e mjekëve.
Në 24 orët e fundit, në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 49 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 ne 24 ore.
Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077.







