Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për “Nedeljnik” ka folur edhe për atë se si i pëlqen iniciativa “Ballkani i Hapur”, sepse u mundëson njerëzve të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe shtoi se beson që kurrë në histori nuk ka pasur kaq shumë ndërveprime pozitive mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe serbëve nga Serbia.

Siç theksoi ai, është një proces në të cilin bizneset mund të kapin një treg më të gjerë, por edhe me anë të së cilit po zgjidhet edhe klaustrofobia.

“Nuk duroj dot të pres në radhët e veturave dhe nëse ky proces do t’i zvogëlojë ato turma, atëherë duhet mbështetur”, tha Hill, shkruan kosovo-online.

Ai po ashtu tha se është një iniciativë e shkëlqyer dhe se është e mrekullueshme të shohësh Kryeministrin e Shqipërisë dhe Presidentin e Serbisë duke diskutuar për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për qytetarët.

Ambasadori amerikan shtoi se në këto zona ka shumë histori, dhe se është e rëndësishme të respektohet historia, por që nuk duhet të jemi rob i saj.