Higuain pensionohet nga Argjentina

Sulmuesi Gonzalo Higuain ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja argjentinase.

Higuain ka pasur probleme viteve të fundit me Argjentinën, sidomos pas humbjes në finalen e Botërorit 2014.

Goli i tij i fundit për Argjentinën erdhi në tetor të 2016-s, në kualifikimet për Botëror.

Ish-ylli i Realit, Juves e Milanit është pensionuar në moshën 31-vjeçare.